![](http://3.bp.blogspot.com/-h0p5_6a5iSc/UDvGyV1hJ0I/AAAAAAAADwM/BZj9TIewWXI/s1600/doga-2-300x199.jpg)
Operacioni ka nisur rreth orës 01:00, pas marrjes së informacionit nga policia, se dy të rinj po transportonin me krahë një çantë të madhe shpine të mbushur me lëndë narkotike dhe po lëviznin nëpërmjet kodrave përballë fshatit Lazarat në drejtim të qytetit Gjirokastër.
Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë ngritur shërbime grackë dhe nëpërmjet mjeteve speciale llogjistike i kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e tyre. Rreth orës 02.00 të mëngjezit, dy të rinjtë kanë zbritur nga kodra përballë Lazaratit dhe janë afruar në drejtim të lagjes Zinxhira të qytetit Gjirokastër, ku në zallin e lagjes së Romëve afër një ndërtesë të vjetër, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar ata në flagrancë.
Dy personat kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe çantën e madhe të shpinës kur janë afruar ne lagjen e Romeve e kishin hipur në një biçikletë , për të mos rënë në sy .
Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në çantë ndodheshin gjithsej 22 pako , të mbështjella me letër natriban transparent dhe me ngjyrë, ku nga këto 9 pako ishin me peshë 1.1. kilogramë dhe 13 pako kishin mbishkrimin 2 kilogramë dhe peshonin 2 kilogramë secila gjithsej rreth 35.9 kilogramë mariuanë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.