E kafshon kobra, e ndjek dhe e vret

E kishte kafshuar një kobër. I verbër nga inati, e ka ndjekur gjarprin dhe e ka kafshuar vetë derisa e ka vrarë.

Ngjarja e pabesueshme, e raportuar nga e përditshmja “Annapurna Post”, ka ndodhur në një fshat të Katmandusë. Ka qenë vetë personi i kafshuar që e ka treguar.

Mohamed Salmo Miya, 55 vjeç, është kafshuar nga gjarpri, por në vend që të mjekohej e ka ndjekur, e ka kapur dhe e ka kafshuar derisa zvarraniku ka ngordhur.

“Mund ta godisja me një shkop, por zgjodha ta kafshoja me dhëmbë sepse isha i inatosur”, ka treguar burri për gazetën.

Policia ka bërë të ditur se Miya, që ndërkohë është mjekuar dhe s’është në rrezik për jetën, nuk do të inkriminohet për vrasjen e kobrës pasi zvarraniku i vrarë nuk është në listën e llojeve në rrezik zhdukjeje në Nepal.