Rihanna: Chris Brown ka nevojë për ndihmë


Pop ylli Rihanna, ka filluar të qajë në një intervistë televizive ku ajo është shprehur për rrahjen nga ish i dashuri i saj, Chris Brown.
Ylli i hitit “Umbrella” zbuloi se është ndjerë e hidhëruar, e lënduar dhe e tradhtuar, pasi Chris Brown e rrahu një natë para ndarjes së çmimeve Grammy në shkurt të vitit 2009. Ajo thotë se ka dashur edhe ta ndihmojë.
“Më ndodhi. Më ndodhi mua. Dhe më ndodhi para syve të gjithë botës. Ishte shumë e turpshme, ishte poshtëruese, ishte e dhimbshme dhe aspak e lehtë. Unë humba mikun tim më të mirë. Unë jam ndjerë e tradhëtuar, por ai kishte nevojë për ndihmë. Kështu, është dashur të merrem në qetësi me këtë dhe nuk është e lehtë të interpretosh ndryshe rastin, kur të shikon e gjithë bota”.
“Ishte e vështirë për mua edhe t’i jap vëmendje mendjes time për t’i paramenduar gjërat, pasi ishte krijuar cirk dhe unë ndihesha shumë e mbrojtur, ndihesha sikurse tërë bota e urrente atë. Të gjithë thanë se ai është përbindësh, por duke paragjikuar, duke mos e njohur. Unë isha më e brengosur për të se sa për mua”, ka deklaruar Rihanna