
Disa qindra vajza dhe gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut të veshura vetëm me pantallona të shkurtëra dhe asgjë tjetër.Në pjesë të tjera të vendit, perfshire Boston, Los Anxhelos, Dallas, Feniks dhe disa qytete te tjera kryesore, marshimet u shoqëruan me banderola dhe parrulla pro të drejtave të barabarta.
Sipas manifestuese, është e padrejtë që në vendin që e paraqet veten si lider botëror për të drejtat e njeriut, meshkujt mund të ecin të lirë me kraharorin zbuluar në parqe dhe plazhe, ndërsa femrat nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.



