
Nder te tjera ky grup pune do t'i propozoje Keshillit Bashkiak, i cili do te mblidhet ne muajin shtator, vendosjen e nje tarife te veçante per lojërat e fatit. Nga ana tjeter jane parashikuar masa shtrenguese per punesimin e personelit ne ambientet ku do te instalohen lojëra fati apo kazino, si dhe rikonstruksion i infrastruktures ne zonen, ku do te grupohen ato.
Burime nga bashkia e Tiranes bejne me dije se keto masa te parashikuara, kane per qellim nje monitorim me te mire te ketij aktiviteti, por dhe frenimin e problemeve sociale te krijuara prej tij, si dhe kriminalitetit te lidhur me kete aktivitet.