Një 10-vjeçare në shtetin amerikan të Mejnit u shndërrua në personin më të ri në historinë e shtetit të akuzuar për vrasje me paramendim.E mitura vrau një vajzë 3-muajshe, të cilën nëna e saj e kishte marrë në përkujdessje si dado.
Pas vdekjes enigmatike të foshnjes, autopsia tregoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur me të.
Një ekspert shpjegoi se bebes i ishte dhënë një sasi vdekjeprurëse ilaçesh, i njëjtë me një mjekim që 10-vjeçarja merrte dhe njekohesisht ajo ishte mbytur gjatë natës.
Në atë moment, nëna e 10-vjeçares, dado e foshnjes, ishte duke fjetur, ndërsa provat për autoren e krimit ishin të pakontestueshme.
Vrasësja besohet se kreu krimin e saj e shtyrë nga xhelozia për vëmendjen e nënës, një fenomen i njohur midis fëmijëve të asaj moshe, por i pakonceptueshëm në këto nivele.