Rekord, 2100 litra ''Mojito''

Alessandro Selvaggi dhe Massimo Masini kanë
thyer rekordin e përgatitjes së Mojito-s më të madhe në botë. Baristët italianë, në datën 14 gusht, kanë bërë 2100 litra nga kjo pije.
Për këtë super-Mojito janë përdorur 350 litra rum, 3000 feta limoni, 1200 kg akull, 120 kg sheqer dhe 25 kg mente.Rekordi i mëparshëm mbahej nga baristët belgë, të cilët në 13 gusht të vitit 2011 përgatitën një Mojito prej 2011 litrash.