Shpëton mrekullisht 3-vjeçari (video)

Një fëmijë tre vjeç shpëtoi mrekullisht në qytetin e Pukës pasi ra nga kati i tretë i një pallati.






 Fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe pasi hipi në dritare ra disa metra poshtë ku është pritur për fatin e tij të mire nga roja e filialit të një banke.
Fëmija tre vjeç, Aldomir Ballshi, ka qenë me nënën e tij në shtëpi dhe ka dalë tek dritarja e banesës në katin e tretë të një pallati tre katësh.
Personi që i ka shpëtuar jetën fëmijës, AAleksandër Laçi, tregon momentin kur e ka pritur para fëmijën: “Nga pallati ra një objekt plastik dhe pashë sipër që një fëmijë po kacavirrej dhe i rrëshkitën duart. Menjëherë u afrova për ta pritur.”
Fëmija megjithatë është dëmtuar lehtë gjatë rënies pasi është goditur nga disa tabela. Ai është dërguar në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.