Kinë, kallëpe ari banorëve të fshatit.

Autoritetet e një fshati në provincën e Hubeit, në Kinën qendrore, kanë nisur t’u dërgojnë secilit prej banorëve një kallëp ari dhuratë, me vlerë rreth 4 mijë euro.
Sipas raportimeve të mediave kineze, dhurata është bërë në shenjë mirënjohjeje për kontributin që banorët kanë dhënë për fshatin dhe për 20-vjetorin e tij.
Historia, që duket më shumë si një përrallë, ka bërë xhiro në internet, si dhe ka ngjallur zili tek banorët e fshatrave e qyteteve fqinje.