Hap një çantë të vogël shpine dhe nga ajo nxjerr një biçikletë në miniaturë, nga ato që shpesh prindërit u dhurojnë fëmijëve të tyre, kur janë ende në hapat e tyre të parë.
Në fakt, “çiklisti” nuk ka ndërmend t’ia dhurojë njeriu minibiçikletën e tij, por t’i japë vetë. Pamjet bëhen akoma më komike kur e sheh atë të veshur si një çiklist profesionist. Pa u menduar dy herë, hipën mbi biçikletë dhe në luftë me ekuilibrin, nis ta ngasë atë…sikur të mos kishte gjë nën këmbë.Videoja po bën xhiron në internet dhe në Youtube, e publikuar vetëm 2 ditë më parë, ka mbërritur në goxha klikime.