Nëna e saj tashmë është një grua me emër në industrinë e modës dhe shumë persona të famshëm në mbarë botën po nxitojnë që të mbajnë veshjet e saj.
Tani duket se vajza e Victoria Beckham, Harper po ecën në hapat 'trendy' të nënës së saj.
Haper, e cila muajin e shkuar mbushi 1 vjec, doli në publik me nënën e saj, duke mbajtur veshur një fustan veror, me sandale ngjyrë bezhë, kombinuar gjithë shije me kapësen e flokëve. Ndërsa dolën nga festë ditëlindjeje në L.A, Victoria u përpoq t'i shmangej fotografëve, ndërsa fotozhenikja Harper nuk u tremb aspak përballë njerëzve të medias që qëndronin jashtë.