Tiranë, vetëvritet 18-vjeçari

Një 18-vjecar që punonte në një dyqan futa-perimesh është gjetur i vetvarur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, tregtari ka varur veten në lokalin e tij në afërsi të Parkut të Autobusave, pranë 21 Dhjetorit, ne Tirane.I riu, sipas policisë, quhet Isa Alla, me origjinë nga Librazhdi e me banim në Kombinat. I ati i tregtarit kishte vajtur për të sjellë funzimin, ndërsa djali kishte hapur dyqanin.
Ka qenë një kliente, e cila kishte vajtur tek dyqani, qe ka pare qepenin gjysme te hapur dhe kur eshte futur brenda ka pare edhe 18-vjeçarin të varur në litar. Menjëhere ajo ka njoftuar policinë. Pervecse konfirmohet se eshte nje vetevrasje, policia nuk di te thote ende ndonje shkak se perse i riu kishte marre kete vendim.