Cassano tek Inter: M’u rikthye buzëqeshja

“Më në fund m’u rikthye buzëqeshja. Të vesh fanelën e kësaj skuadre, për mua është maksimumi i karrierës time”.
Këto ishin fjalët e para të Antonio Cassano-s pak orë pas përfundimit me sukses të marrëveshjes mes Milanit dhe Interit që çoi veshi futbollistin barez zikaltër dhe Pazzini-n kuqezi.
“Pas shumë kohësh vij tek skuadra për të cilën bëj tifoz. Për mua është e rëndësishme pasi nëse luan për një skuadër që bën tifoz, është më e thjeshtë të japësh maksimumin”, deklaroi për Inter Channel sulmuesi i sapo bashkuar me lojtarët e tjerë të Interit.Më tej sulmuesi i kombëtares italiane tha se do të mbajë fanelën me numër 99, për t’u drejtuar më pas stërvitjes në fushë bashkë me Sneijder të cilin e ka edhe fqinj në Milano.