Edhe pse ai ka bërë disa tentativa për ta takuar të bijën pas 22 vitesh, asnjëra nuk ka pasur rezultat. Në një intervistë të dhënë për suplementin “Panorama Plus”, ai i bën këtë thirrje Dafinës.
“Kisha një lutje vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën.
Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do bëja gjithçka që është e lejuar dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur e motra e saj, Besa”.
Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do bëja gjithçka që është e lejuar dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur e motra e saj, Besa”.
Me Besën, motrën e Dafinës, baba Nebiu është takuar pas 21 vitesh, kur ajo ishte flakur në rrugë nga e ëma. Sot ajo jeton në Suedi dhe mban kontakte me të atin.
I pyetur se si ndjehet për artikujt mbi jetën private të Dafinës, ai shprehet se preket shumë dhe ka dhembje në shpirt e zemër.
Ai pohon se është munduar të kontribuojë pozitivisht në lidhjen e saj me Ledri Vulën, duke takuar prindërit e këtij të fundit, por në të njëjtën kohë ndjehet i fyer që Dafina ishte larguar pa i kthyer përgjigje pyetjes së babait të Ledrit, e cila ishte: Pse nuk takohesh me babain tënd?