TIRANE- Populli bën llogari të thjeshta. Me bukën e gojës. Ndërsa Qeveria ka llogari të tjera, që nuk kanë të bëjnë fare më bukën e gojës, por me luksin që vetëm multimilionerët mund tia lejojnë vetes.
Gazeta Shqiptarja.com zbulon detajet e rezidencës qeveritare numër 1 në Vlorë. Një pallat tre katësh, në afërsi të tunelit të Vlorës për kastën në pushtet për të kaluar fundjavat, mes argëtimit, komfortit dhe një jete sheikësh. Rezidenca kushton rreth 500 milionë lekë dhe do t’i shërbejë qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit me saunë, pishinë, dimërore dhe të jashtme, dhjetra tualete, dhoma gjumi me krevatë mbretërorë dhe lukse në çdo kënd për pushim, mbledhje, apo dëfrim.