
Ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 në në lagjen Liri në një lokal “Eurolloto” rreth 100 metra nga apartamenti ku jetonte Heqimi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje mësohet se Heqimi ka qenë i vetëm duke pirë kafe ndërsa killeri kishte shkuar në lokal përpara tij dhe po e priste.
Porsa Heqimi është ulur, killeri e ka goditur me një plumb pas koke. Autori më pas është larguar duke hipur në një automjet që është larguar me shpejtësi. Policia tha se është duke hetuar për kapjen e autorëve por duket se pistat janë të larmishme pasi në 20 vitet e fundit familja Heqimi ka akumuluar një numër të madh rivalësh për shkak të hasmërive.Dy vëllezër të Lulzim Heqimit janë ekzekutuar më parë. Lulzim Heqimi sapo kishte dalë nga burgu përpara 6 muajsh, ai edhe më parë kishte vuajtur gati 8 vite dënim në Shqipëri për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të heroinës. Lulzim Heqimi u arrestua në Fier në vitin 2001 për llogari të autoriteteve italiane, ndërsa në këtë aksion vëllai i tij Bilbil Heqimi(Bilua) ishte arrestuar në Itali si kryeu i organizatës së cilës i ishin kapur në flagrancë 50 kilogramë heroinë. Bilbil Heqimi vazhdon të vuajë dënimin në Itali.
ARBENI
Në vitin 1998 vëllai i tij Arben Heqimi është ekzekutuar në qëndër të qytetit të Fierit. Arben Heqimi njihej edhe si më kryesori ndër gjashtë vëllezërit e familjes Heqimi. Në vitin e turbullt 1998 policia e Fierit dyshoi se vrasja e Arben Heqimit ishte e porositur nga rivalët e tij. Si ekzekutor i tij u dyshua një emër i njohur i nëntokës së krimit, Arjan Paja. Ky i fundit humbi jetën aksidentalisht pesë muaj në vonë në Durrës pasi ndodhej në një makinë me Marsel Sotirin dhe Viron Currin në kohën kur Marsel Sotirit ju bë një atentat. Megjithëse ishte I dyshuari kryesor për ekzekutimin e Arben Heqimit, prokuroria nuk mundi dot të vërtetonte implikimin e Pajës në këtë vrasje.
RIVELINO
Në vitin 2005 një tjetër vrasje do të trondiste familjen Heqimi. Në Fier vritet vëllai i vogël i familjes, Rivelino Heqimi(Rino). Viktima Rivelino Heqimi kishte më pak se në muaj që ishte kthyer nga burgu i Rrogozhinës ku kishte kryer plot 10 vjet për veprën penale të vrasjes së shokut të tij Bledar Brahimi, nga Fieri. Rivelino ihte duke parkuar makinën afër apartamentit të nënës së tij, pikërisht në kopshtin e shtetasit Dhori Aguridhi, kur dy krisma pistolete e goditën atë në kokë. Sapo ka mbërritur në oborrin e spitalit, 32 vjeçari, baba i dy fëmijëve, vdiq menjëherë. Rivelino, kohët e fundit, fill pas daljes nga burgu, jetonte në apartamentin e së ëmës, Verës, e cila jetonte e vetme, në katin e parë të një pallati parafabrikat në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit, jo më larg se 300 m largësi nga vendi i parkimit, ku u vra Rivelino.