Vesa Luma merr nënshtetësinë shqiptare

Këngëtarja është e lidhur ngushtë me Shqipërinë, sidomos vitin e fundit. Pasi mori pjesë në disa produksione të rëndësishme televizive si “Dancing With The Stars” apo “X Factor”, ajo bëri publike edhe historinë e saj të dashurisë.

Reperi i njohur Big Basta, në këtë rast i dashuri i Vesës, jeton në Tiranë dhe sipas thashethemeve të fundit, mësohet se çifti ka vendosur të bashkëjetojë në qytetin tonë.

Lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë, Vesa këto ditë e vërtetoi edhe me dokument. Ajo mori nga Presidenti i Republikës nënshtetësinë shqiptare.