Rama: Dje nisi procesi, sot na takon ta shndërrojmë në historik.

Gjermani –    Duke nisur nga dje, për vendet e Ballkanit ka nisur një proces me projekte të përbashkëta, drejt rrugës evropiane. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një mesazh në rrjetin social “Twitter”.
Rama më tej ka falënderuar Gjermaninë dhe kancelaren Angela Merkel për konferencës e Ballkanit Perëndimor të mbajtur ditën e djeshme, ku ishte pjesëmarrës dhe vetë kreu i Ekzekutivit shqiptar. 

“Dje ka nisur një proces që nga sot na takon ne përgjegjësia për ta shndërruar në historik, duke jetësuar me mbështetjen e Gjermanisë e BE-së projekte të përbashkëta zhvillimi në rrugën e ëndrrës europiane të popujve të Ballkanit. ‪#‎Faleminderit‬ Gjermanisë dhe kancelares Merkel”-thuhet ne mesazhin e Ramës.
alb365.com