Emiliano i Gentës, arrest shtepiak per vrasje


Emiliano Shehaj, duket se përveçse me futbollin dhe historinë rreth lidhjes së mundshme të dashurisë me Gentën, është bërë pjesë e faqeve të gazetave edhe përmes një ngjarjeje jo fort të këndshme që i ka ndodhur së fundmi.
Disa muaj më parë, faqet e kronikës raportuan për një aksident të ndodhur në Gjirokastër, si pasojë e të cilit mbeti e vdekur një 20- vjeçare. Automjeti drejtohej nga Emiliano, i cili si pasojë e kësaj sot vuan arrestin shtëpiak.
Ngjarja ka ndodhur në muajin maj në aksin Gjirokastër- Tepelenë në zonën e ndërmjetme mes qytetit të Gjirokastrës dhe Parkut Natyror të Viroit. Automjeti i tipit BMW, që drejtohej nga Emiliano Shehaj nga Gjirokastra, shkruan “Bluetooth”.
Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar, është përplasur me kufizimet anësore të një njësie të tregtimit të drurëve industrialë.
Sipas mediave shqiptare,  kanë qenë dy automjete të cilat kanë ndjekur njëra-tjetrën në parakalim me shpejtësi skëterrë. E gjithë kjo ka përfunduar nën kornizat e tragjikes për studenten e cila ndodhej në bordin e automjetit e cila u përplas me bordurën. Nga përplasja e fortë, 20-vjeçarja me inicialet R.S. ka mbetur e vdekur në vend. Automjeti është shpërbërë tërësisht nga përplasja e fortë që ka pësuar.