Sabrije Idrizaj, është emri i vajzës i cili u bë i njohur falë lidhjes që ka pasur me reperin e famshëm Noizy.
Pas ndarjes së tyre, Sabrija nuk i kurseu fjalët e këqija për Noizin, duke pohuar se sa herë ai shkonte në Zvicër, ajo e mbante me para.
Por ajo lidhje që dukej se nuk do të kishte një shans të dytë, me sa duket shansin e paska pasur, pasi thuhet se Noizy i është rikthyer lidhjes me të dhe kanë publikuar madje edhe disa foto bashkë.
Ndërkohë karriera e reperit po shkon shumë mirë. E megjithatë nëpër koncerte me performanca live ndodhin probleme. Për shkak të kohës së nxehtë, në një nga koncertet e radhës që rep-këngëtari i njohur Noizy ka mbajtur, i kanë dalë disa probleme me të mbathurat.
Pasi në pjesën e sipërme në shumicën e koncerteve nuk mban veshur asgjë, të paktën në pjesën e poshtme reperi mban veshur diçka më të lehtë përfshirë këtu xhinse të shkurta por edhe boksera, të cilat i japin më shumë komoditet këngëtarit gjatë performancave.
Trupi i tij i djersitur si duket ka dashur të çlirohet, por duke e vënë në siklet edhe vetë Noizin, i cili është munduar të parandalojë këtë spektakël para publikut duke u larguar për disa çaste nga skena e për t’iu rikthyer këngëve në vazhdim