Mihrie Braha tashme kapet duke vjedhur


Mihrie Braha vjedh kengen e grekes Paola Foka
Kënga e cila u komentua shumë si një këngë në vazhdën e atyre patriotike, por që këngëtarja Mihrie Braha ia kushtoi Mitrovicës, del se nuk është në kanalin YouTube.
Arsyeja pasi kënga ‘Mitrovica ime’ është kënga e kopjuar origjinal nga kënga greke ‘Preftika”, e kënduar nga Paola Foka dhe versioni i saj është i hedhur para dy vjetëve në këtë kanal.Videoja e këngëtares shqiptare është ndaluar, pasi, si duket, kompozitori i këngës greke e ka denoncuar videon për shkelje të të drejtave të autorit. Kishim kohë pa folur për këngë të vjedhura, por na vjen keq kur kësaj herë versioni i vjedhur ka edhe nota patriotike.