Një grup i atletëve amerikanë po përdor Twitter-in për të protestuar kundër një rregulli të Lojërave Olimpike, i cili i ndalon ata të paraqiten në reklama për të tjerët, pos sponsorëve zyrtarë të Olimipadës në Londër.
![](http://4.bp.blogspot.com/-oD6Ma87vlN4/UBaPRdn07VI/AAAAAAAAAK0/CeQiBENVMyY/s1600/56167_2-1.jpg)
Rregulli 40 i Kartës Olimpike mbron 11 kompani ndërkombëtare, të cilat, për katër vjet, kanë paguar nga 100 milionë dollarë për të drejtat e tyre globale për të sponsorizuar Lojërat Olimpike.
Këto firma përfshijnë Visa-n, McDonalds-in dhe Coca Cola-n. Atletët rrezikojnë të përjashtohen nga Olimpiada, nëse thyejnë rregullin.