Kinë, nje martese ne te kunder/kohe !!!!!

Një çift në Kinë ka habitur të gjithë kur
për setin fotografik të dasmës kanë vendosur të veshin rrobat e njëri-tjetrit. 

Në këtë mënyrë dhëndrri veshi fustanin e bardhë me vello, ndërsa nusja u fut në kostumin e zi.Cifti ka pozuar në prillin e vitit të kaluar, por i postoi fotot vetëm kohët e fundit për të festuar përvjetorin e martesës.“Pasi i mbajtëm sekret këto foto për një vit, vendosëm që t’i ndanim me shoqërinë. Fotot e dasmës bëhen vetëm një herë në jetë dhe donim të bënim diçka të veçantë. Bashkëshortin e kam shumë të përkushtuar dhe pranon çdo kërkesë timen. Kur i tregova se çfarë kisha ndërmend, ai pranoi menjëherë”, deklaron nusja.