![](http://2.bp.blogspot.com/-Xa6mJ5WYg3E/UCoXZUtiE3I/AAAAAAAABj4/mWZLoI6jmMQ/s1600/altuna-sejdiu-004-iasaj-550-avip-470x2594-210x210.jpg)
vendet e kryengritësve në provincën e Damaskut ku në 48 orët e kaluara janë vrarë më shumë se 45 persona, duke i përfshirë edhe civilët.
Bombardimi ka filluar para agimit, kurse si qëllim kanë qenë pjesët e Damaskut –Kaimrej, Kashla dhe Shagur.Sipas të dhënave nga Observatoriumi të dielën në konflikti në Siri kanë vdekur rreth 150 persona, prej të cilëve shumica janë nga provinca e Damsakut, ku janë vrarë 26 civil dhe 7 kryengritës.Observatoriumi ka njoftuar se në provincën e damaskur janë vrarë edhe 10 civil dhe dy kryengritës, kurse në jug të Sirisë edhe katër civilë.Në Homs, në pjesën qendrore të Sirisë, artileria ushtarake vetëm mbrëm ka vrarë 16 civilë.Përndryshe në youtube po paraqiten pamje shokuese nga Siria. Herë vrasje online e herë veprime të çmendura të kryengritësve sirian. Kjo e fundit të cilën po ua paraqesim në vazhdim troditi opinionin botërorë, pasi se kryengritësit i hudhnin nga ndërtesa policët lojal të Asadit. E gjithë kjo është në shenjë revolte dhe hakmarrje për veprat e kryera të kësaj strukture mbi popullatën siriane. Nga kjo video nuk kemi arritur të kuptojmë se a bëhet fjalë për persona të gjallë apo të vdekur që po hudhen nga ndërtesa.