Lajme Vip-Aktorja bukuroshe eshte fotografuar pa reçipeta ne sheshxhirimin e filmit te saj te fundit
Xhirimi i filmit mund të jetë i lodhshëm, por ja që Jennifer Aniston e ka ëmbëlsuar disi, duke dhuruar një “shfaqje” disi të nxehtë me ekspozimin e “kokave” të gjoksit të saj, nën një kanotiere të bardhë. Aktorja e serialit “Friends” i ka bërë gjërat paksa transparente, teksa është dukur qartë se s’kishte veshur reçipeta, gjatë xhirimit të filmit të fundit “We’re the Millers”.
Jennifer, 43 vjeç, e kishte shoqëruar kanotieren e bardhë me një palë pantallona të shkurtra xhins, për të zbuluar këmbët e saj të lakmueshme. Por natyrisht që vëmendja nuk kishte sesi të mos përqendrohej te pjesa e përparme e trupit të Anistonit, pasi sytë të shkonin vetë aty!
Filmi i fundit i bukuroshes amerikane tregon historinë e një tregtari veteran, i cili krijon një familje të rreme, si pjesë e një plani për të transportuar barëra narkotikë në SHBA. Jenny luan një prostitutë të punësuar për të luajtur gruan e tij dhe interpreton bashkë me Emma Roberts, mbesa e yllit të Hollivudit, Julia. Ajo ka shprehur hapur kënaqësinë e saj për faktin që do ketë mundësinë të punojë me Jennifer Aniston.