Karina Bolano, zv/ministre e Rinisë në Kosta Rika, ka dhënë dorëheqjen për shkak të publikimit të një filmimi hot, që po bën xhiron e botës në internet.
Në filmimin privat, që zv/ministrja e kishte regjistruar në vitin 2007 për të dashurin e saj, ajo shfaqet gjysmë e zhveshur në një dhomë gjumi, teksa përcjell mesazhe erotike.
Pas publikimit të videos, Karina Bolano tregoi se prej 1 viti ishte kërcënuar vazhdimisht me publikimin e këtyre imazheve, por nuk dha emra konkretë të personave që e shantazhonin.
Ndërkohë ministri i Rinisë, Manuel Obregon deklaroi se Karina Bolano dha dorëheqjen në mënyrë që çështja të zgjidhet sa më drejt.
“Bëhet fjalë për jetën personale të Karinas dhe jo për aktivitetin e saj funksionar publik, dorëheqja do t’i japë mundësinë që çështja të zgjidhet më mirë”, – deklaroi ministri i Rinisë Manuel Obregon