Ky ndoshta është një nga muzetë më të bukur të makinave në Itali. Gjendet në Cittanova, mes Maranello-s dhe Modena-s, në një pronë të të famshmit Umberto Panini. Sa e sa fëmijë janë rritur duke ngjitur figurat e koleksioneve Panini.
Dy vëllezërit shpikën të parët një shtypshkronjë që shumëfishonte figurat me ngjitëse, duke krijuar një pasuri gjigande. Umberto, mbi 80 vjeç, ka vendosur që një pjesë të pasurisë ta përdorë për të koleksionuar makina e motorrë. Për gjysëm shekulli ka grumbulluar me dhjetëra makina, ku spikat një koleksion brilant me 20 Maserati./tema















