Sportisti 71-vjeçar, gjyshi i “Londër 2012”

Në mes të Luftës së Dytë Botërore ka lindur japonezi Hiroshi Hoketsu, sportisti më i vjetër që merr pjesë në Olimpiadën “Londër 2012”. 

Ditën e enjte, 71-vjeçari debutoi në garën e hipizmit dhe përfundoi i 17 në renditjen e përgjithshme. Hoketsu ka marrë pjesë për herë të parë në një Olimpiadë në vitin 1964, event që u zhvillua në Tokio të Japonisë, kur ishte vetëm 23 vjeç.

Pas kësaj pjesëmarrjeje u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar, por pasioni për kuajt nuk iu shua. Në vitin 1988 u klasifikua për Olimpiadën e Seulit, por kali iu
sëmur dhe nuk mundi të merrte pjesë.

Edhe pse vitet kalonin, Hoketsu nuk u dorëzua dhe arriti të kualifikohej edhe për Olimpiadën “Pekin 2008”, duke u konsideruar që atëherë “gjyshi i Lojërave Olimpike”.

Në lidhje me Olimpiadën e ardhshme të Rios, Hoketsu shprehet: “Në Brazil nuk do të jem sepse kalim im është 15 vjeç dhe do të jetë shumë i vjetër deri atëherë.”

Nuk është hera e parë që një sportist i moshuar merr pjesë në Lojërat Olimpike. Në vitin 1920, Oscar Swahn fitoi 6 medalje ari në vitin 1920, kur ishte 72 vjeç.