Art në dizenjimin e thonjve (foto)


Një vajzë e cila e ndjek modën nuk e anashkalon asnjëherë kujdesin ndaj thonjve, i cili mundëson një pamje perfekte. Koleksioni më i ri verë 2012 ju ofron një larmishmëri ku ju mundë të zgjidhni dizajnet tuaja të preferuara.
Sezoni i ri veror ka sjell për femrat mjaft opsione në botën e modës, grimit, thonjve, me të gjitha detajet e duhura që ju bëjnë të mundur të keni një stil personal unik. Thonjtë janë mjaft të rëndësishëm për pamjen tuaj sepse nëse kombinohen në mënyrën e duhur dhe me ngjyrat e duhura, atëherë ato do të spikasin në paraqitjen tuaj.
Kush kujdeset për thonjtë nëpër sallone bukurie, sigurisht që e kanë mjaft të lehtë sepse mjafton që të marrin një ide nga këto dizenjime.
Në dizenjimin e thonjve duhet të përdorni ngjyra të lehta dhe atraktive si: rozë e pakët, e verdhë, rozë e shumtë, lejla e ëmbël, portokalli, e bardhë, blu dhe bojëqiell. Dhe së fundmi për të pasur rezultatin që dëshironi i vendosni një gur shndritës për zbukurim.