Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kapen mat duke u puthur


Megjithëse Mila dhe Ashton vazhdimisht e mohojnë lidhjen ndërmjet tyre, fotografitë që paparacët arrijnë të sigurojnë, tregojnë vërtetë të kundërtën!
Pamjet më të fundit tregojnë dy yjet e Hollivudit të përqafuar nën një strehës të një lokali, gjatë orarit të pushimit të xhirimeve në filmin për Steve Jobs ku Ashton po luan rolin e protagonistit. Dhe jo vetëm kaq, por ata po fotografohen gjithnjë e më shumë duke dalë bashkë, në kinema apo festa të ndryshme.
Një burim pranë çiftit, i cituar nga mediat, tregon se ata vërtet kanë pak kohë që shoqërohen me njëri-tjetrin por nga ana tjetër, menjëherë kanë vendosur që të jetojnë bashkë sepse nuk kishte asgjë që t’i pengonte.
“Ata jetojnë bashkë dhe një gjë është e sigurt, që dashuria mes tyre nuk mungon. Veçse Kutcher dhe Kunis kanë vendosur të jenë të përmbajtur në raportin e tyre dhe të mos nxitohen me deklarata sepse janë të ndërgjegjshëm që është një raport i cili sapo ka nisur dhe nuk dihet se si do të shkojë,” ka thënë burimi për median rozë amerikane