Ushtria britanike, 383 mln paund për sistem antiraketë në anije !
Ushtria britanike është duke blerë një sistem të ri të mbrojtjes anti-raketë të përdorshëm për anijet luftarake. Me këtë sistem anijet do të munden të identifikojnë raketat supersonike dhe ti shkatërrojnë ato në ajër përpara se të mbërrijnë mbi anije për të shkatërruar gjithçka. Ministria Britanike e Mbrojtjes do të konfirmojë kontratën 383 milion paund për sistemin që mund të bëjë mbrojtjen deri në 500 milje katrore.